KLINIKA OBSTETRIKALE GJINEKOLOGJIKE "BYLYKBASHI" , TIRANE

Pershendetje ! Faleminderit qe vizitoni faqen zyrtare te klinikes "Bylykbashi"

Klinika obstetrikale - gjinekologjike "BYLYKBASHI ", lindi me 1997, si nevoje per nje perqasje te re me pacientet, ne pergjigjie te kerkesave qe ato parashtronin.

Objektivi yne primar, ka qene te gjenim zgjidhje per femrat qe n'a besonin shendetin e tyre, duke konsideruar secilen prej tyre, nje individ me karakteristika unike, e qe per rrjedhoje kerkonte nje zgjidhje unike.

Sot, klinika ka marre nje karakter me gjitheperfshires, duke vendosur ne fokus, mireqenien psikofizike te femres por edhe te ciftit.

Diapazoni i ekzaminimeve eshte shtrire ne perputhje me kerkesat bashkekohore , qe zhvillimi I teknologjise imponon. Aktualisht, prane nesh kryhen nje game e gjere ekzaminimesh ne fushen e obstetrikes, gjinekologjise, infertilitetit bashkeshortor, me aparatura te niveleve bashkekohore dhe protokolle te miratuara boterisht.

Ajo qe na ben unik, eshte eksperienca teoriko - praktike dhjetra vjecare e mjekeve qe kane punuar duke vene baza solide, e qe punojne aktualisht ne sherbimin Obstetrikal e Gjinekologjik, duke e cuar perpara vizionin e nje Klinike qe ne qender te saj ve KERKESAT INDIVIDUALE te cdo pacienti.

 

 

Ne jemi nje perpetum mobile qe gjeneron zhvillim ne gjithe aspektet; teknologji, pergatitje dhe vizion.

 Aktualisht, klinika udhehiqet nga Dr.Shk.Mjekesore Ilir Bylykbashi dhe Dr. Edlira Bylykbashi, te specializuar ne fushen e obstetrike - gjinekologjise, dhe te trajnuar e specializuar jashte vendit, ne nendege te rendesive te vecanta si; ekografia obstetrikale, ekografia gjinekologjike, ekografia e gjirit, kolposkopia dhe patologjite cerviko - vaginale, kardiotokografia amtaro-fetale, disiplina, te cilat, praktikohen prane klinikes sone.

Për çdo informacion

Na kontaktoni

Na gjeni në

Tel/Fax

Orari i klinikës: